Telenews

Anëtari i Lëvizjes së Deçanit: Islami real po i kundërvihet islamit tradicional

Arbër Gashi, anëtar i Lëvizjes së Deçanit, lëvizje kjo e cila bën thirrje për braktisjen vullnetare të fesë islame, ka argumentuar në Rubikon përse, sipas kësaj lëvizje, shqiptarët duhet të konvertohen në fenë katolike.

Ai tha se shqiptarët fillimisht e kanë përshtatur fenë islame me karakterin e kombit të tyre, por që nga paslufta kjo ka ndryshuar.

“Islami si islam kuptohet, kjo tradicional është shtesë, kjo pjesa tradicionale që e themi ne nuk është asgjë tjetër përveç aftësia e një shoqërie, shpirti i një race, i cili kur e merr një religjion, me apo pa dhunë, ai me kalimin e kohës e detyron atë religjion të përshtatet me karakterin e shpirtit të racës së vet, kjo ka ndodhur me islamin te ne në periudhën kur i është dhënë mundësia popullit tonë që ta futë në korniza të një bashkëjetese paqësore, përndryshe tani ka ndodh pas luftës me zhvillimin e madh teknologjik që po e përjetojmë ne po e shohim që islami real i kundërvihet islamit tonë tradicional”, tha Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij, thirrja për braktisjen e fesë islame është e rëndësishme, sepse, gjithnjë sipas fjalëve të tij, popullit tonë i është imponuar kjo fe dhe sepse islami politik po punon për shkatërrimin e strukturës shpirtërore të kombit tonë”. “Islami politik është duke punuar sistematikisht dhe duke përdorur metoda shkencore për ta shkatërruar strukturën shpirtërore të kombit shqiptar dhe është detyrë e secilit intelektual të thotë të thërras eja pagëzohu”, tha Gashi.

Të ngajshme

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu