Telenews

Angazhohen tre ekspertë në Komisionin Hetimor për punësimet në MPJD

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë angazhuar tre ekspertë të pavarur.

Përkundër pakënaqësive dhe akuzave nga ana e opozitës është arritur dakordim me kërkesën e partisë në pushtet.

Ky grup prej tre anëtarësh është votuar me gjashtë vota për.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të votohen 3 ekspertë duke u arsyetuar se grupi i LVV përbëhet edhe nga Guxo dhe komunitetet pakicë.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, vlerësoi se secili nga ekspertet e propozuar janë ekspertë për lëvdatë.

Derisa sipas saj nëse kërkohen ekspertë të pavarur që nuk kanë lidhje me parti politike duhet të ketë konkurs të hapur.

Kundër këtij deklarimi ka reaguar deputetja e partisë në pushtet LVV, Fitore Pacolli, duke thënë se ekspertët e propozuar nga PDK janë puro PDK.

Për ekspertët reagoi edhe kryetarja e komisionit Time Kadrijaj, e cila kërkoin angazhimin e vetëm dy ekspertëve.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani