Telenews

Anglia eliminon Senegalin me rezultat të thellë nga Botërori – në çerekfinale takohet me Francën

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, aty ku do të takohet me Francën – pas eliminimit të Senegalit me rezultat 3-0.

Dy ekipet filluan takimin me kujdes të shtuar, duke ditur cilësitë e njëra tjetrës.

Rasti i parë serioz në ndeshje u zhvillua në minutën e 23-të, kur Ismaila Sarr mposhti portierin Jordan Pickford, por gjuajtja përfundoi jashtë.

Në minutën e 32-të, Boulaye Dia lëshoi një mundësi të artë, derisa Pickford bëri një pritje madhështore.

Gjashtë minuta më vonë, Anglia shënoi golin e parë në këtë takim, më anë të Jordan Henderson.

Për 2-0 u përkujdes Harry Kane (45+3’), për të shkuar në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi.

Në 45 minutat e dytë, Tre Luanët ishin edhe më dominues, duke shënuar golin e tretë të takimit.

Ishte minuta e 57-të, kur Phil Foden asistoi te Bukayo Saka, që realizoi për 3-0 për anglezët.

Deri në fund të takimit, Anglia pati mundësinë që të thellonte rezultatin, por u mungoi konkretizimi.

Në anën tjetër, Senegali bënte pasime të pashënjestruara, gjë që u shkaktoi edhe eliminimin.

Me kalimin në çerekfinale, Anglia do të përballet me kampionin në fuqi të Botës, Francën, një test tejet i vështirë për ta më 10 dhjetor.

Të ngajshme

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj

“Mickoja” pickon Bayernin në fund të pjesës së parë

KushtrimGuraj

Nuk gabon Kane, Bayerni merr epërsinë

KushtrimGuraj