Telenews

Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

anibar-vazhdon-mbeshtetjen-per-talentet-nga-kosova-dhe-rajoni-permes-iniciatives-“pitch-it!”

Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

Në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, nëntë regjisorë dhe animatorë të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prezantuan projektet e tyre origjinale në kuadër të programit “Pitch It!” – një program që çdo vit po shndërrohet në një platformë të rëndësishme për talentet nga rajoni.

Ky event e përforcon rolin e Anibarit si një hapësirë mbështetëse për njerëzit e rinj në animacion, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe duke promovuar iniciativa të reja nga Ballkani Perëndimor.

Këtë vit, “Pitch It!” u organizua në kuadër të projektit “Bashkë-prodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, mbështetja dhe promovimi i krijimit”, i mbështetur nga Fonds Equipe France i Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, dhe i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), shkruan DailyMail.

Seanca u hap nga Blend Leci nga Kosova, i cili prezantoi projektin e tij “Ashphalt”, një tregim distopik në një qytet brutalist të kapur nga korrupsioni.

Diellza Bylygbashi, po ashtu nga Kosova, prezantoi “TIKA”, një tregim emocional dhe ndërgjegjësues i frymëzuar nga përvoja e saj personale me FIP (Peritoniti infektiv i macës). Erin


Krasniqi solli projektin “Free Bird”, të frymëzuar nga filmat e animuar të viteve 50–të, ndërsa Flaka Kokolli prezantoi projektin “Ende nuk kam qarë”, që shtjellon ndarjën e frikës dhe zemërimit nga një perspektivë femërore.

Katarina Zaharijeva nga Serbia, solli projektin “Libraria e Fundit në Botë”, i cili pasqyron frikën për të ardhmen e hapësirave kulturore dhe artistike. Nikola Andric prezantoi “Do të Bjerë Shi”, një animacion eksperimental që ndërthur tingullin operistik me imazhin.

Ndërkohë, Tinka Kelmendi nga Kosova prezantoi projektin “Çfarë Kujtojnë Rrënjët”, një animacion poetik dhe eksperimental, ndërsa Leke Cervadiku solli “Xhoko dhe Quku në Azil”, një histori që ndërthur folklorin me realitetet bashkëkohore të Ballkanit.

Seanca u mbyll me projektin e Verica Tenekedjivave nga Maqedonia e Veriut “Transportimi I Grave”, një rrëfim emocional për eksplorimin e jetës.

Juria u përbë nga profesionistët Bastien Dubois nga Franca, Rianne Stremmelaar nga Holanda dhe Vasco Sá nga Portugalia, të cilët dëgjuan prezantimet dhe dhanë komente të vlefshme, për të ndihmuar në formësimin e ideve përmes përvojës dhe njohurive të tyre ndërkombëtare.

Ne fjalën e saj rreth këtyre propozimeve, anëtarja e jurisë Rianne Stremmelaar u shpreh: “Prezantimet ishin interesante dhe të larmishme.

Kishte projekte që veçoheshin, që na tërhoqën vëmendjen – disa që tërheqin angazhim në shoqëri, të tjera imagjinative, humoristike apo inovative”.

Ndërsa edicioni i 16-të vazhdon, Anibar mbetet krenarisht një hapësirë ku imagjinata ndesh mundësitë dhe ku e ardhmja e animacionit fillon të marrë formë.

Përmes programeve si “Pitch It!”, festivali nxit jo vetëm shprehjen artistike, por edhe bashkëpunime afatgjata, mentorime dhe rrjetëzim të qëndrueshëm mes krijuesve.

Të ngajshme

“Për ty” bën sërish bashkë Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin

Valjeta Turkaj

U tallën me të pas daljes nga BBVK- Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

KushtrimGuraj

Nga dashuria në “The Rum Diary” te dasma me drogë në Bahamas: Si nisi dhe u rrëzua martesa e Johnny Depp dhe Amber Heard

KushtrimGuraj