Këngëtarja e njohur Anisa Veseli, ka ndarë një mesazh mjaft të fortë në Instastory, ku duket se i është drejtuar dikujt që e ka zhgënjyer rëndë.
Përmes një postimi, Anisa shkroi për njerëzit që i ka ndihmuar, u ka qëndruar pranë dhe më pas është tradhtuar nga ta.
“Kam ra në jetë me taku lloj lloj njeri,” – nis ajo mesazhin e saj, duke shtuar se i ka dhënë dorën dikujt në ditë të vështira, por më pas është mashtruar dhe lënduar.
Anisa nuk përmendi emra, por thekson se ndjehet e shokuar nga veprimet e dikujt që, sipas saj, e kanë tradhtuar besimin e saj:
“Keni kujdes kujt i ndihmoni e kujt i rrini afër se unë jom zgjuar e shokuar sot.”
E revoltuar, në fund ajo lë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë që kjo çështje të dalë edhe publikisht:
“Nëse është nevoja edhe publike kom me bo se s’ka tolerime mo për njerëz që e ndan kafshatën e gojës me ta!”
Kujt i drejtohet ky mesazh i fortë, mbetet një mister – ndoshta Anisa do të hedhë më shumë dritë në ditët në vijim.