Telenews

Anisa zbulon se çfarë i kërkoi familja e Dianës para se të hynte në BBVK

Raporti mes Dianës dhe Arionit nisi shumë natyrshëm, por marrëdhënia mori një kthesë në momentin që motra e Dianës hyri në shtëpi dhe i bëri të qartë se familja e saj nuk ishte dakord për lidhjen e saj me Arionin.

Diana vendosi të mos i dëgjonte dhe vazhdoi romancën e saj. Madje, pas daljes, kur u pyet se çfarë mendimi kishte familja e saj për Arionin, ajo tha se ndante të njëjtin mendim me të, duke bërë të qartë se lidhja do të vazhdonte edhe pas daljes së Arionit nga BBVK.

Mirëpo, duket se nuk është kështu, pasi Anisa ka ndarë një informacion nga jashtë, duke zbuluar se para se të hynte në shtëpi, familjarët e Dianës i kishin kërkuar që t’i përcillte asaj mesazhin për të qëndruar larg Arionit.

Anisa nuk ia dha mesazhin Dianës, por ia rrëfeu këtë Xhenetës vetëm ditët e fundit. Më pas, Xheneta ia tha Arionit.

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

‘Trupi im është në kufijtë e tij’, Blerta jep lajmin tjetër për gjendjen e saj

KushtrimGuraj

“Ronald i Big Brother?”, Labinot Rexha qethi flokët në stilin e legjendës së futbollit

KushtrimGuraj