Telenews

Ankesa e Kosovës në FIFA, ministri Çeku thotë se serbët ia kanë kërcënuar me vrasje familjen

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka thënë se përgjatë dy ditëve të fundit ka pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që thotë se e ka sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022.

“Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor”.

“Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, ka shkruar Çeku.

Të ngajshme

Çitaku: Luftëtarët janë lënë krejt vetëm

KushtrimGuraj

Behrami: Qytetarët janë lodhur nga fushata “kush është më serb”

KushtrimGuraj

Prenkaj: Presidentja po kërkon njohjen nga Vatikani (VIDEO)

Donat Hashani