Telenews

Anthony Davis me paraqitje të jashtëzakonshme, Lakers triumfojnë në udhëtim te Washingtoni

Los Angeles Lakers janë futur në një formë fantastike, pasi kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe të tetën në 10 sfidat e fundit.

Skuadra nga Kalifornia ishte mysafirë i Washingtwon Wizards dhe arriti fitore me 11 pikë diferencë 119:130.

Fitorja e skuadrës mysafire në asnjë moment nuk ishte në rrezik pasi epërsia e tyre ishte e madhe gjatë gjithë ndeshjes, madje herë pas here shkonte deri në 29 pikë epërsi.

https://www.instagram.com/p/Clxe3d7M6Dy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ac433f43-cc2d-4413-a436-a5211836afe6

Anthony Davis ka bërë një paraqitje spektakolare ku e mbylli ndeshjen me 55 pikë, 17 kërcime e një asistim.

Paraqitje fantastike kishte edhe LeBron James pasi realizoi 29 pikë, kishte tetë kërcime e gjashtë asistime, derisa Walker shtoi 20 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte qendra letoneze Kristaps Porzingis me 27 pikë e nëntë kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore. 

Të ngajshme

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj