Telenews

Anthony Joshua në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet nga spitali

anthony-joshua-ne-gjendje-te-mire-shendetesore,-lirohet-nga-spitali

Boksieri britanik Anthony Joshua është liruar nga spitali, thanë autoritetet nigeriane të mërkurën vonë në mbrëmje.

Siç shkruan The Guardian, ish-kampioni dy herë i botës në peshat e rënda dhe fitues i medaljes së artë olimpike në Londër 2012 ishte pasagjer në një aksident automobilistik pranë Lagosit të hënën, aksident që shkaktoi vdekjen e dy bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të ngushtë të ekipit të tij.

36-vjeçari ishte duke u rikuperuar nga lëndime të lehta, kishte thënë promotori i tij të hënën.

Komisioneri i shtetit të Lagosit për informim dhe strategji, Gbenga Omotoso, tha në një deklaratë në X se Joshua ishte liruar nga spitali Lagoon në Ikoyi të mërkurën pasdite, pasi ishte vlerësuar klinikisht si i aftë për t’u “rikuperuar në shtëpi”.

“Anthony dhe nëna e tij ishin në morgun e Lagosit këtë pasdite për të dhënë respektin e fundit ndaj dy miqve të tij të ndjerë” tha Omotoso.

Latif Ayodele, trajner personal i Joshuas, dhe Sina Ghami, trajner për forcë dhe kondicion, humbën jetën në aksidentin më 29 dhjetor.

Omotoso tha se boksieri ishte “i pikëlluar dhe i mbushur me emocione për humbjen e dy miqve të tij të ngushtë”. Disa orë para aksidentit, Joshua dhe Ayodele kishin postuar në rrjetet sociale video ku shfaqeshin duke luajtur ping-pong së bashku.

Joshua kishte fituar së fundmi një ndeshje kundër boksierit YouTuber Jake Paul më 19 dhjetor, duke shënuar rikthimin e tij në ring pas një mungese prej 15 muajsh.

Të ngajshme

Kupa e Botës: Irani kërkon të luajë ndeshjet jashtë SHBA-së pas paralajmërimeve të Trump

Valjeta Turkaj

Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

Valjeta Turkaj

A do ta ndëshkojë Allegri për atë që bëri Leao – flet agjenti i trajnerit

KushtrimGuraj