Telenews

Anti-Korrupsioni denoncon në Prokurori ambasadorin Berishaj

Agjencia Kundër-Korrupsion ka ushtruar kallëzim penal kundër Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berishaj dyshohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, pasi në formularin e deklarimit të pasurisë më 2021, nuk i ka deklaruar aksionet e tij në kompaninë private “MB Consulting”.

Pas zhvillimit të hetimeve paraprake, Anti-Korrupsioni ka proceduar lëndën kundër ambasadorit Berishaj në Prokurorinë e Shtetit më 5 gusht të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga AKK-ja në një njoftim për portalin Nacionale.com.

“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellësh me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjell në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani