Telenews

ANULOHET KONKURSI PËR DREJTOR TË AUV-IT

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, duket se ka marrë vendim që të anulohet procedura e rekrutimit për pozitën Drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Vendimi për anulimin e rekrutimit për kreun e AUV-it, është marrë më 20 prill të këtij viti.
Konkursi ishte publikuar më 30 shtator të 2021-s.
Siç thuhet në arsyetim, vendimi erdhi pasi Komisioni Shtetëror i Pranimit nuk pati mundësi vazhdimin e kryerjes së vlerësimit profesional.
Për pasojë, dy anëtarëve të këtij Komisioni iu ka kaluar mandati si nëpunës civil të nivelit të lartë drejtues.
Rrjedhimisht, në pajtim me dispozitat ligjore të njëjtit nuk kanë të drejtë te jenë më anëtarë të këtij Komisioni.
“Në pamundësi për të plotësuar komisionin shtetëror të pranimit me anëtarë sipas kritereve të nenit 9 të Rregullores Nr.15/2020 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve te lartë drejtues, është bërë tejkalimi i afateve ligjore sipas Ligjit 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative për përfundimin e procedurës të rekrutimit për pozitën Drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë – Zyra e Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në vendimin që është firmosur nga Shehrie Leci, zv/drejtoreshë e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve dhe bimëve.
Megjithatë, tash e shtatë muaj agjencia është në proces e sipër që të bëhet me drejtor të ri të përgjithshëm.
Katër emrat që ishin në listën e ngushtë të rekrutimit për këtë pozitë janë: Flamur Kadriu, Ilirijana Zymberaj, Kujtim Uka dhe Sadik Heta.
Për më tepër, të katërtit janë drejtorë të sektorëve brenda AUV-it.
Flamur Kadriu, është zyrtar i AUV-it dhe kryen punën e drejtorit për Shëndetin Publik. Së fundi, ai ishte angazhuar si ushtrues detyre në vend të Naser Krasniqit, në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.
Kurse, Ilirijana Zymberaj, është drejtoreshë e Inspektoratit brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Edhe Kujtim Uka është drejtor i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinës, ndërkaq Sadik Heta, mban pozitën e drejtorit të Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve.
Aktualisht, drejtor ekzekutiv në AUV është Flamur Kadriu.
Kadriu këtë pozitë e mban si ushtrues detyre.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani