Telenews

 Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë, s’do të ketë më kufizime

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar pr anulimin e rregullore që parashihte kufizimit e orarit të barnatoreve të kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së , Leutrim Retkoceri, i cili ka thënë se shkaku i këtij kufizimi qytetarët kanë pasur shumë ankesa.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim.

Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës. Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët, ka shkruar Retkoceri në Facebook.

 

source

Të ngajshme

Ushqimet që mjekët rekomandojnë të hahen në mëngjes

Donat Hashani

A e dini se fëmijët që flenë më vonë, kanë këto probleme shëndetësore?

Donat Hashani

Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale