Telenews

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive të krijuara në komunikacion.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me drejtorët e shkollave.

Gjithashtu, anulimi është bërë në bashkërendim edhe me Kryetarin e Kryeqytetit, si masë preventive për të siguruar mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve.

Drejtoria ka falënderuar prindërit dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Të ngajshme

“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Donat Hashani

Pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës?

Erzana Fazliu

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Erzana Fazliu