Telenews

APELI I SPECIALES REFUZON KËRKESËN E THAÇIT PËR LIRIM NGA PARABURGIMI

Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sërish i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi në Hagë.
Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale i ka refuzuar këtë kërkesë Thaçit kjo pas refuzimit të gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.
“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e këtij Paneli.
Megjithatë, palëve i është dhënë kohë 10 ditë që të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.
LAJME TË NGJASHME

Të ngajshme

Puntori i KEDS që në Pejë, thonë që kishte arrest kardiak

Miftar Zejnullahu

Jevtiq thotë se asociacioni nuk do të jetë njëetnik

Miftar Zejnullahu

KEDS konfirmon vdekjen e punëtorit në Pejë: Shkak nuk ka qenë shtylla elektrike

Miftar Zejnullahu