Telenews

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10.

Gjykata ka bërë të ditur se ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin, ndërsa data e seancës mbetet e njëjtë.

Vendimi për ndryshimin e orarit është marrë nga Kolegji i Apelit me kërkesë të mbrojtjes së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naim Murselit, pasi ai në të njëjtën datë dhe orar është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme.

Të ngajshme

Alba viziton qytetin e dashurisë, kush po e shoqëron?

Rrezarta Ramaj

Lionel Messi fiton çmimin prestigjioz “Princesha e Asturias”, argjentinasi mbërrin në Spanjë

Rrezarta Ramaj

Gjykata Speciale njofton për rastin e Thaçit, publikohet vendimi për dëshminë e një dëshmitari

Rrezarta Ramaj