Telenews

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Apeli, në njoftimin për media, ka bërë të ditur se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve së të akuzuarve dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Kolegji i Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka paraqitur arsye të qarta dhe të plota duke dhënë arsye të duhura se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara në këtë çështje penale, përkitazi me veprat penale të cilat i vihen në barrë të akuzuarve, e po ashtu ka paraqitur saktësinë e provave nga shkresat e lëndës, ka dhënë arsye të qarta për vendin, kohën, mënyrën e kryerjes së veprës penale, mënyrën se si ka ardhur deri të kryerja e kësaj vepre penale të cilat janë vërtetuar nga provat personale dhe ato materiale.

Sipas vendimit të Apelit dënimi me burgim të përjetshëm do të parandalojë personat tjerë nga kryerja e veprave penale dhe do të shpreh gjykimin shoqëror për veprën penale.

Jeton e Nexhat Vllasaliu akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.

Të ngajshme

Xhamat e errët lejohen vetëm në automjetet e prodhuara si të tilla, ndalohet përdorimi i letrës ngjitëse

Blearta

Kia po thyen rekorde shitjesh në 2026

Blearta

NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

Blearta