Telenews

Apple fitoi më shumë prej video-lojërave se Microsoft dhe Nintendo

 

Megjithëse Apple është më pak i lidhur me lojërat në ndërgjegjen publike, analistët e New Zoo vlerësojnë se të ardhurat e kompanisë në lidhje me lojërat arritën në 15.6 miliardë dollarë.

Kështu Apple u rendit e treta për sa i përket të ardhurave në lidhje me videolojërat, përpara vetëm Sony dhe Tencent.

Në vitin 2021, Apple pati një rritje prej 17.7 për qind në të ardhurat e lojërave video krahasuar me vitin e kaluar. Së bashku me Google, Apple ka një nga platformat më të mëdha për lojërat celulare, shkruan Telegrafi. Edhe pse Apple ka shërbimin e vet të lojërave, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj nga lojërat padyshim vjen nga lojërat e palëve të treta në App Store.

Kjo nuk është hera e parë që Apple ka tejkaluar kompanitë “klasike” të lojërave. Në vitin 2019, gjigandi i teknologjisë fitoi më shumë nga video-lojërat sesa Nintendo, Microsoft, Activision-Blizzard dhe Sony së bashku. 

The post Apple fitoi më shumë prej video-lojërave se Microsoft dhe Nintendo appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërsa kostot e inteligjencës artificiale rriten

KushtrimGuraj

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Valjeta Turkaj

Bashkimi Evropian kundër Google

Valjeta Turkaj