Telenews

Apple po shqyrton mundësinë që të sjellë ekranet tandem OLED në iPhone që nga viti 2028

Apple po shqyrton mundësinë që të sjellë ekranet tandem OLED në iPhone që nga viti 2028, sipas një raporti të ri nga The Elec.

Teknologjia tandem OLED, e përdorur për herë të parë në iPad Pro 2024, përfshin dy shtresa OLED të mbivendosura, duke ofruar ndriçim më të lartë dhe konsum më të ulët të energjisë.

Apple thuhet se preferon një version të thjeshtuar të kësaj teknologjie.

LG Display dhe Samsung Display janë të përfshira në bisedime me kompaninë.

Duke ndjekur ciklin e zakonshëm dyvjeçar të zhvillimit dhe prodhimit, iPhone-i i parë me këtë ekran pritet të debutojë në vitin 2028.

Dhe me shumë gjasa, teknologjia do të përdoret fillimisht te modelet Pro.

Të ngajshme

Kompanitë e teknologjisë po garojnë për t’i bërë produktet e tyre më të vogla – dhe më të holla

KushtrimGuraj

ChatGPT tani ju kërkon të bëni një pauzë nëse bisedoni për një kohë të gjatë me të

KushtrimGuraj

Profilet në Instagram me më pak se një mijë ndjekës nuk mund të futen më live

Valjeta Turkaj