Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në një mbledhje të jashtëzakonshme ka trajtuar dorëheqjen e prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale.
“Ju njoftojmë se më 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, zoti Jeton Koca, njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të Shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi.

