Telenews

AQP shpall tenderin për 59 vetura të reja me vlerë mbi 1.5 milion euro

aqp-shpall-tenderin-per-59-vetura-te-reja-me-vlere-mbi-1.5-milion-euro

Shteti i Kosovës po vazhdon të rritë flotën e veturave të reja, shkruan Demokracia.com.

Agjencia Qendrore e Prokurimit – AQP po konsideron një tender të ri për furnizim me vetura për institucionet publike. Sot, AQP ka publikuar një “njoftim paraprak” në E-prokurim për Furnizim me Veturë për institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Bazuar në letrën standarde të njoftimit paraprak, procedura e njoftimit për kontratën do të hapet më datën 16 Maj. Njoftimi paraprak për tender me vlerë të madhe bëhet disa ditë para se të shpallet njoftimi për kontratën, për të lejuar kompanitë e interesuara të përgatiten për garën. Megjithatë, AQP ka dërguar dosjen e tenderit me specifikat që duhen plotësuar në mënyrë të plotë.

Vlera e tenderit do të jetë 1,595,000.00 euro dhe përfshin furnizimin e 58 veturave për disa institucione. Qëllimi i kontratës është të përcaktojë kushtet që rregullojnë dorëzimet e mallrave të shënuara më poshtë Furnizimi me Veturë për nevojat e Autoriteteve kontraktuese.

Modeli 1 – 9 copë
Modeli 2 – 14 copë
Modeli 3 – 17 copë
Modeli 4 – 10 copë
Modeli 5 – 8 copë
Vlerat janë shprehur në €.

Loti 1 – 162,000
Loti 2 – 336,000
Loti 3 – 442,000
Loti 4 – 335,000
Loti 5 – 320,000

Veturat duhet të jetnë të reja ( papërdorura) dhe të prodhuar pas 2024.

Kjo kontratë kornizë publike ka një afat prej 12 muajsh dhe do të jetë në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.

Për të gjitha kontratat, është lejuar një devijim prej 30% në vlerën e porosisë, për të lejuar institucionet (përfshirë institucione të tjera) të porosisin vetura deri në kufijtë e devijimit prej 30%.

Hapja e tenderit do të bëhet më 25 Qershor 2025, në orën 13:30 përmes E-prokurimit.

Në tetor të vitit të kaluar, Demokracia.com raportoi se një tjetër tender i organizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për Furnizim me Veturë për institucionet e Republikës së Kosovës ka ndarë kontratat në pesë pjesë të veçanta. Operatorët ekonomikë Auto Mita SH.P.K, Mercom Company SH.P.K. dhe Porsche Kosova SH.P.K janë shpërblyer me marrëveshje që arrijnë vlera të mëdha për furnizim me modele të ndryshme të veturave.

Këto janë disa nga kontratat e fituara:

  • Auto Mita SH.P.K – 262,650.00 euro për Modelin 1 dhe 337,960.00 euro për Modelin 3.

  • Mercom Company SH.P.K – 1,292,820.00 euro për Modelin 2.

Shteti harxhon 4.4 milionë euro për blerjen e veturave të reja

Para pakw ditëve, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), nën Ministrinë e Financave dhe Transferimeve (MFPT), e drejtuar nga ministri Hekuran Murati, ka rekomanduar kompaninë “Auto Mita” edhe për dy kontrata të reja për furnizim me vetura me qira

Kontrata e parë, e cila përfshin modelin 1 të veturave, parasheh furnizimin me 83 automjete me një vlerë prej 1,449,180.00 euro për një periudhë 60-mujore.

Kontrata e dytë është për modelin 5 të veturave, në një sasi prej 93 copësh, me një vlerë prej 2,047,860.00 euro. /Demokracia.com/

Shteti s’ndalet me qiratë e shtrenjta për vetura, 3 milionë euro para dy muajsh, tani edhe 3.5 milionë euro tjera

Të ngajshme

Ish-kryetari i KOSTT-it thotë se vendimi për rritje të çmimit të energjisë mund të anulohet

KushtrimGuraj

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

KushtrimGuraj

Krasniqi: Takimi te presidentja nuk solli përparim, por ishte një hap i duhur

KushtrimGuraj