Telenews

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe”

Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin Miss Universe, duke e bërë atë një ngjarje historike për vendin islamik.

Ky është një hap tjetër për Arabinë Saudite, e cila ka hequr petkun e saj konservator nën princin e Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

Modelja 27-vjeçare, Rumy Alqahtani, e bëri publik lajmin në postimin e saj në Instagram se ajo do të përfaqësojë mbretërinë në një nga konkurset më të njohura në botë., raporton The Statsman.

Modelja shpërndau edhe disa fotografi të saj, ku shihet e veshur me një fustan glamuroz.

Në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”, Alqahtani shkroi në arabisht “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin e Miss Universe”.

 

 

source

Të ngajshme

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj