Të martën është publikuar në rrjetet sociale një video e pa transmetuar nga spektakli i Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për momentin kur Kejvina Kthella në tensione e sipër nga debati me Luiz Ejllin, çohet dhe godet me shuplakë këtë të fundit.
Në spektaklin e së shtunës, publiku ka mundur të ndjek vetëm momentin kur situata mes dyshes është tensionuar, teksa të dyve iu tërhoq vërejtja nga produksioni dhe moderatorja për gjuhën e përdorur
E kur jemi te moderatorja e programit, Arbana Osmani, ajo është duke u përballur me një mal kritikash në rrjetet sociale.
Në fotografitë e fundit që ajo publikoi nga spektakli, komentues të shumtë nuk i kanë kursyer kritikat në hapësirën për komente, duke e pyetur në vazhdimësi se pse nuk është transmetuar momenti i dhunës së ushtruar nga Kejvina. Jo vetëm kaq, fansat kanë kërkuar llogari se edhe pse nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj modeles Kejvina Kthella për këtë gjest.


