Telenews

Arben Vitia: Investim i madh në Urologji

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në vazhdën e transformimit të Klinikës së Urologjisë, nga sot në QKUK do të ofrohet edhe një shërbim i ri.

Në kuadër të avancimit të shërbimeve shëndetësore, është shtuar edhe metoda RIRS, për trajtimin e gurëve në veshka përmes laserit, e cila nënkupton trajtim pa operacion e qëndrim më të shkurtër në spital, tha Vitia.

Ministri ka falenderuar kompaninë AGS Corporation, falë së cilës ky shërbim, i cili është ofruar vetëm jashtë sistemit shëndetësor publik, tashmë është i qasshëm edhe në QKUK.

Vitia nuk harroi t’ju urojë suksese në shërbimin e tyre ndaj pacientëve edhe stafit të Klinikës së Urologjisë.

Të ngajshme

E trishtë: Vdes pacientja me kancer të gjirit, mbeti katër muaj pa terapi –

KushtrimGuraj

Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin? –

KushtrimGuraj

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj