Një argjendari 60-vjeçar italian u rrëmbye të dielën pasdite për t’i vjedhur diamantet e tij, tha policia të hënën.
Burri u kap në shtëpinë e tij dhe u detyrua të shkonte në dyqanin e tij në Arezzo, ku ua dorëzoi bizhuteritë rrëmbyesve të tij përpara se të lirohej në fshat afër shtëpisë së tij, thanë ata.
Burri u lëndua lehtë gjatë grabitjes, tha policia e cila ka nisur një “gjueti” në zonën e Arezzo./ANSA