Telenews

Argjentina dhe Brazili humbin në ndeshjet e fundit, spektakël në ndeshjet e Amerikës së Jugut

Dhjetë kombëtaret e Amerikës së Jugut u rikthyen në fushë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, duke dhuruar befasi të mëdha dhe rezultate interesante.

Ekuadori mposhti kampionët e botës, Argjentinën, me shifrat 1-0. Golin vendimtar e realizoi Enner Valencia nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja u tensionua më tej, pasi të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq për Caicedo dhe Otamendi.

Leo Messi nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, me trajnerin Scaloni që vendosi ta pushonte atë.

Edhe Brazili dështoi në udhëtim, duke u mundur nga Bolivia me të njëjtin rezultat minimal 1-0. Goli erdhi nga Migelito, i cili shënoi saktë nga penalltia, duke fundosur “Seleçaon”.

Spektakël i vërtetë u pa në Venezuelë, ku Kolumbia triumfoi 6-3 në një ndeshje plot gola dhe ritëm të lartë. Kolumbianët treguan forcën e tyre sulmuese dhe morën tre pikë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Peruja u dorëzua përballë Paraguait, duke humbur me shifrat 1-0. Një gol i vetëm mjaftoi që paraguajasit të gëzonin në këtë përballje të fortë.

Ndërkohë, dueli i pritur mes Kilit dhe Uruguait nuk prodhoi fitues. Përballja u mbyll pa gola, duke ndarë nga një pikë për secilën kombëtare.

Të ngajshme

Anglia i’a mbush thasët me gola Serbisë në Beograd

Donat Hashani

Shqipëria e mposht Letoninë me shumë telashe

Donat Hashani

Mbyllen pjesët e para – Shqipëria po e mund Letoninë, e Anglia Serbinë

Donat Hashani