Telenews

Arian Tahiri ia përmend Faton Pecit grantet me nga 100 mijë euro për familjarët e Fitore Pacollit: Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit

arian-tahiri-ia-permend-faton-pecit-grantet-me-nga-100-mije-euro-per-familjaret-e-fitore-pacollit:-ti-je-sinonim-i-skandaleve-e-korrupsionit

Arian Tahiri ia përmend Faton Pecit grantet me nga 100 mijë euro për familjarët e Fitore Pacollit: Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri nga PDK dhe Faton Peci nga VV janë përballur sot me një debat shumë të ashpër mes tyre.

Në Context të ATV-së, Tahiri dhe Peci kanë treguar se çka do të bëhet në mandatin e tyre 4 vjeçar nëse e fitojnë atë, por kjo nuk ishte e tëra.

Arian Tahiri ia ka përmendur Pecit edhe skandalet e tij që ishin raportuar në media, e që flitet për disa grante në vlerë prej 100 mijë eurove, të cilat i kanë përfituar familjarët e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

“Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit”, i është drejtuar Tahiri Pecit, ndërsa ky i fundit e mohonte atë.

“Unë nuk jam hajn”, ka thënë Peci në ATV.

Arian Tahiri për disa herë me radhë e pyeti Pecin se çka kishte bërë i njëjti për Mitrovicën, për çka tha Peci se ishte ministër i Kosovës dhe jo vetëm i Mitrovicës.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 maj

Valjeta Turkaj

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Jam mirë dhe më i fortë se çdo herë

KushtrimGuraj

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

KushtrimGuraj