Telenews

Ariana Musliu-Shoshi kërkon mandatin e dytë si deputete

Ariana Musliu Shoshi e cila është kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është kandidatja e cila për më shumë se 12 vite ka punuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nga viti 2007 ishte udhëheqëse e njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e fundit ajo u zgjodh deputete nga rradhët e PDK-së, duke qenë shumë aktive dhe të njëtën gjë dëshiron ta vazhdojë përsëri, kësaj rradhe në listë me numrin 18.

Ariana Musliu Shoshi është e lindur në Prishtinë dhe shkollimin fillor e kreu në Skenderaj dhe Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme filloi në Xhevdet Doda për të vazhduar në shkollën Conrad Weiser High School në Penselvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ku edhe u diplomua. Edhe pse e pranuar në Universitete presigjioze në SHBA me bursa të plota, Ariana ka vendosur që t`i rikthehet familjes dhe vendit

Nga viti 2004-2008 ajo ndoqi dy universitete paralelisht në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe Menaxhim të Politikave Publike në Rochester Institute of Technology në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë dhe të dy universitetet i ka përfunduar si studente e dalluar duke përfituar bursë nga USAID-i dhe Universiteti i Prishtines.

Nga vitin 2009-2011 ka vazhduar të ndjekë studimet master për Administrim Publik në Rochester Institute of Technology /Universitetin Amerikan në Kosovë dhe nga viti 2012-2014 ka përfunduar studimet master për diplomaci në Universitetin e Oxfordit në Angli.

Të ngajshme

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj