Telenews

Arifi kërkon dorëheqjen e Nagavcit pas rezultatit të PISA-s

 

 

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që e rendisin Kosovën në vendin e 76-të.

Përmes një reagimi në Facebook, Arifi thotë se dorëheqja e ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet,

“Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare”, shkruan ai.

Kosova është renditur në katër vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Nxënësit kosovarë kanë zënë vendet e 76-të për lexim dhe të 77-të për shkencë.

Gjithsej 80 shtete kanë qenë pjesëmarrëse në testin e PISA-s për vitin paraprak./Telenews/

Të ngajshme

E pabesueshme se sa para shpenzoi Kosova për mall kinez, hyn edhe ushqimi!!

Donat Hashani

Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve BE-Ballkan Perëndimor

Donat Hashani

KQZ: Më 27 dhjetor votohet në përfaqësi diplomatike

Donat Hashani