Telenews

Arifi: Marrëveshja finale jashtëzakonisht e vështirë të arrihet në mars/ SHBA-të dhe BE-ja nuk e dinë çfarë po duan

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi se me heqjen e barrikadave nga veriu i Kosovës janë krijuar kushtet që të rifillojë dialogu me Serbinë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Arifi thotë se është koha që Qeveria e Kosovës të ketë fokus më të madh në një strategji për veriun dhe komunitetin serb në Kosovë.

“Pas heqjes së barrikadave janë krijuar kushtet që të rifllojë dialogu, por Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në një strategji se si t’i çaset veriut dhe komunitetit serb që t’i ofrojë të drejta më shumë, por pa strukturë. Kjo do të ishte njëra nga strategjitë që do të duhet ta kishim edhe më herët”, tha Arifi.

Arifi është skeptik që të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi në muajin mars.

Arifi tha se që kjo marrëveshje të arrihet gjatë muajit mars, është jashtëzakonisht e vështirë pasi siç thotë ai, SHBA-të dhe BE-ja nuk janë të qarta se çfarë marrëveshje duan.

“Dialogu duhet të rifillojë, por më shumë me BE-në dhe SHBA-në se si të arrihet deri tek ato të drejta pa e cenuar Kushtetutën. Marrëveshja finale është jashtëzakonisht e vështirë të arrihet deri në mars, sepse edhe perëndimi nuk po është i qartë se çka dëshirojnë nga marrëveshja finale. Dëshirojnë vetëm një pajtim të përkohshëm apo një pajtim gjithëpërfshirës, që i bie me njohje reciproke. Këtë gjë ende nuk e kemi të qartë”, tha Arifi

Të ngajshme

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj