Ambasada Amerikane në Bagdad ka mbrojtur objektin e saj nga predhat hyrëse me një armë Gatling që ka ndriçuar qiellin gjatë natës me breshëri plumbash gjurmues.
Pjesa kryesore goditëse e sistemit C-RAM (Kundër-Raketa, Artileri, Mortaja) është një armë Gatling 20 mm, e aftë të shkrepë 4,500 fishekë në minutë, shkruan CNN.
Ajo është e shoqëruar me radarë, sensorë dhe module komunikimi dhe është e montuar mbi një rimorkio 35-tonëshe, duke mundësuar lëvizshmëri si dhe aftësinë për të zbuluar dhe shkatërruar shpejt objektivat që vijnë, thuhet në një raport të Aleancës për Avokimin e Mbrojtjes nga Raketat (MDAA).

