Telenews

Armaldo kërkon të pajtohet me Luizin, por si ju përgjigjë ai?

Një ndër debatet më të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ishte ai mes Luizit dhe Armaldos.

Mirëpo, pas një kohe që ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ka qenë Armaldo ai që ka bërë hapin e parë.

Gjatë emisionit radiofonik, Armaldo i ka kërkuar Luizit mundësi komunikimi.

Armaldo theksoi se dëshiron të komunikojë me të gjithë banorët dhe kjo nuk do të thotë se dëshiron të kthehet përkrah tij.

Mirëpo, Luizi nuk është përgjigjur në mënyrë pozitive në lidhje me këtë.

“E kam pranuar ashtu siç është dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment dhe debate që nuk dua t’i kthehem…unë jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi përveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të  sfidave nga Vëllai i Madh ndjehem i detyruar të flas dhe kështu do vazhdoj”, tha Luizi.

Tutje, ai tha se nuk do ta ngacmojë më as me emrin “Armalido”, as tradhtar dhe se ai i ka shkëputur marrëdhëniet me të që pas debatit.

 

 

Të ngajshme

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi