Telenews

Armend Dallku reagon pas zgjedhjes së Armand Dukës në krye të FSHF-së

Për të gjashtën herë me radhë, Armand Duka ështê zgjedhur kryetar i Federatës Shqiptare të futbollit.

Ishte ky një proces shumë i gjatë dhe i përcjellur nga afër edhe nga politika shqiptare.

Me shumë presion dhe akuza, Duka u atakua për t’ia pamundësuar drejtimin e Federatës por ja që delegatët menduan ndryshe dhe zgjodhën  sipas tyre më të mirin.
Duka fitoi shumicën absolute të votave në asamble.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tash trajner i KF Dukagjinit, Armend Dallku e ka uruar Dukën, derisa ka pyetur se kush ishin ata që donin ta pengonin futbollin?
“Kush ishin ata që deshën ta pengonin futbollin? Urime mandatin e 6-shtë president Armand Duka”, ka shkruar Dallku në një storie në Facebook.

Të ngajshme

Batatina i shkruan mesazh privat gjyqtarit pas humbjes, ai ia publikon

Blearta

Shikoni si reagoi Brahim Diaz kur u informua se ishte bërë kampion i Afrikës me Marokun

KushtrimGuraj

Lewa tregon klasin, “fundoset” Newcastle

KushtrimGuraj