Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Transfereve, Armend Muja ka paralajmëruar bllokimin e iniciativa për tërheqjen e Trustit Pensional.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë pasi janë konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe shpejt do të ndërmarrin hapa të tilla si komision.
“Po planifikojmë që si komision të e bllokojmë përgjithmonë mundësinë, që me u prek Trusti, pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ndër të tjera Muja.
Deputeti i LVV-së, Muja duke e kundërshtuar nismën për tërheqjen e Trustit nga opozita përmendi masat e ndërrmara nga qeveria për të luftuar krizën ekonomike dhe inflacionin.

