Telenews

Arratiset një 20-vjeçar nga qendra korrektuese në Lipjan, Policia e shpall në kërkim

 

 

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendra Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgjeve. Raste të tilla kanë qenë goxha të shpeshta në Burgun e Dubravës, por edhe në Qendrën për të mitur në Lipjan.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, ku një 20-vjeçar ka arritur të largohet dhe akoma nuk është kapur.

LEXO EDHE KETE

Publikohen pamjet: Vetura që u përdor për grabitjen në Suharekë dërgohet në stacion policor

Gazeta mëson se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari është arratisur nga kjo qendër, ku po vuante dënimin për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas informacioneve të para, posa zyrtarët korrektues e kanë zbuluar se i dyshuari ka ikur, e kanë lajmëruar Policinë, por përkundër kërkimeve, policët ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për arrestimin e të miturit dhe kthimin e tij në qendrën korrektuese./Telenews/

Të ngajshme

“Për inati”, Kryeziu tregon se çfarë i thanë deputetët rreth moskonstituimit të Kuvendit

Donat Hashani

“Humbje e mandateve dhe burgim”, Kryeziu tregon pasojat e mundshme për deputetët nëse nuk konstituohet Kuvendi

Donat Hashani

Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës

Donat Hashani