Telenews

Arratiset një prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

 

 

Aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që u krye më 22 nëntor në Suharekë, po vazhdon, derisa raportohet se një prej të dyshuarve është vrarë e një tjetër është arratisur.

Sipas raportimeve të mediave, personi që mbeti i vrarë është Dukagjin Gashi. Ndërkohë gazeta raporton se i dyshuari që është arratisur është Korab Gashi, e që është vëllai i të vrarit.

LEXO EDHE KETE

Ekskluzive: Ky është personi i vrarë nga Policia e Kosovës

news image
Korab Gashi

Policia e Kosovës ende nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se së shpejti do të dalë me njoftim.

Dy vëllezërit Gashi dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë, ku nën kërcënimin e armës vodhën stoli ari në vlerën e rreth 250 mijë eurove./Telenews/

Të ngajshme

Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

Erzana Fazliu

Zemra e vogël që lufton për jetë: Thirrje urgjente për të shpëtuar Meara Vokrrin

Erzana Fazliu

Sot diplomon gjenerata e 62-të e policisë

Valjeta Turkaj