Telenews

Arrestim në Prishtinë, dyshohet për dy plagosje të rënda

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Prishtinë mbrëmjen e së premtes së kaluar.

I arrestuari, i cili dyshohet për ‘vrasje të rëndë në tentativë’, kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë në afërsi të unazës qendrore të Prishtinës, në lagjen Lakrishtë.

Ai është arrestuar pas pesë ditësh në arrati.

“Lidhur me rastin, me 25.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç raportoi portali Indeksonline bazuar në burime, i dyshuari për plagosje në natën e së premtes së 20 tetorit është Arjanit Abdullahu.

Të plagosurit janë Blerat Gashi dhe Anuar Makolli.

Deri të plagosja dyshohet se kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar

Valjeta Turkaj

Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 63 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Valjeta Turkaj

Deklarata skandaloze e Gecit për Thaçin, Kurti: Ne besojmë në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së

Valjeta Turkaj