Telenews

Arrestimi i një serbi në veri rikthen protestat e dhunshme, sulmohet Policia e Kosovës

Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic- Llule, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri.

Në videon e publikuar, shihet se si një veturë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e poashtu has edhe në vështirësi nga veturat tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar një serb i cili gjithashtu ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë arrestimit janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovë, ku tre prej tyre janë lënduar lehtë.

Të ngajshme

Zgjedhet kryetari i PDK-së

Donat Hashani

PDK miraton Deklaratë Politike me 15 pika

Donat Hashani

Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it

Donat Hashani