Telenews

Arrestimi i ushtarit të UÇK-së në Serbi, Syla tregon se çfar prove iu gjet

“une-jam-uck”,-shoqata-“tirana”-thirrje-per-pjesemarrje-ne-protesten-e-17-tetorit

Ish-pjesëtari i UÇK-së Avni Qenaj, është arrestuar sot në Serbi.

Qenaj, rreth 53 vjeçar, nga fshati Romajë i Prizrenit ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se dyshohet se atij i është gjetur kartela e anëtarësisë gjatë kontrollit.

“Ai është arrestuar dhe sipas informacioneve që kemi, me gjasë ia kanë gjetur kartelën e anëtarësisë së veteranit që e kemi, në xhep kur e kanë kontrolluar”, tha Syla.

Sipas tij, ish-pjesëtari i UÇK-së në të kaluarën kishte kaluar nëpër Serbi dhe nuk kishte pasur problem.

“Sipas informacioneve që morëm ne, Qenaj kishte kaluar dy-tri herë andej [nëpër Serbi] dhe nuk ka pasur ndonjë problem”, tha Syla.

 

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj