Telenews

Arrestimi i zyrtarit policor për spiunazh, në shtëpinë e tij ju gjetën armë, afro 10 mijë eurove e 2 milionë denarë serbë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se ka përfunduar me sukses operacionin e filluar mëngjesin e së enjtes, ku nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “spinuazh”, është arrestuar togeri policor B.J .

 Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore.

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar  “ Dheu i Bardhë”.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të ngajshme

Osmani hesht për Supremen, paralajmëron veprim ndaj institucioneve politike

KushtrimGuraj

ZKA zbulon 27 shkelje në Komunën e Prishtinës, disa mund të përfundojnë në Prokurori

KushtrimGuraj

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu