Telenews

Arrestohen 11 persona, dyshohet se ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 11 persona të dyshuar për disa vepra penale .

Në njoftim bëhet e ditur se janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, sipas planit operativ “Patenta”.

“Sipas Planit Operativ ‘PATENTA’ ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës”.

“Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bëri të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar armë, municion, telefona mobil, kompjuterë, USB dhe dokumentacione relevante për procedurë të mëtejme hetimore.

Të ngajshme

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, disa të lënduar

Valjeta Turkaj

Ish-shefi i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë Lituaninë

Valjeta Turkaj

Jon Hoti dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Valjeta Turkaj