Telenews

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personat me inicialet  S.B., R.M., H.N. dhe B.G., janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve  në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).”

Në fund është bërë e ditur se Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Të ngajshme

Në Bruksel propozohet heqja e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Valjeta Turkaj

Zvicra do të paguajë nga 50 mijë franga për secilën viktimë të zjarrit në Crans-Montana

Valjeta Turkaj

Një muaj pas dhurimit, skaneri 3-milionësh i SHBA-ve jep rezultatin e parë të madh

Valjeta Turkaj