Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Vushtrri nën dyshimin që kishin sulmuar njëri-tjetrin me mjete të ftohta.
Arsyeja dyshohet të jetë një mosmarrëveshje mes palëve.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje në mes vete kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre me një mjet të mprehtë ka goditur njërin nga të dyshuarit, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar mjetin i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.