Telenews

Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Janë arrestuar dy persona pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar Enis Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për investitorin dhe punëkryesin.

Gashi gjithashtu njoftoi se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Kemi dy persona të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Në bazë të informacioneve deri më tani, kemi të bëjmë me investitorin dhe punëkryesin”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngajshme

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani

Sindikata e Policisë mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për pesë policët në rastin e Lipjanit

Donat Hashani

Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së

Donat Hashani