Telenews

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Janë arrestuar katër persona në Pejë, të dyshuar për zjarrvënie.

Policia ka njoftuar se janë proceduar 14 raste tё zjarrvënieve dhe 10 raste tё tilla janё dёrguar nё Prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, gjatё kёtyre ditёve ka ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve tё cilët kanë shkaktuar zjarre, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Nё zonёn e pёrgjegjёsisё se Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёmё tё konsiderueshme nё fusha tё hapura  (tё mbjella me grurё) dhe shtёpi”.

“Gjithsej janё proceduar katёmbёdhjetё (14) raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr (4) persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr dhjetё (10) raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Shefi i EULEX: Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe të patolerueshme

KushtrimGuraj

Çlodhja e Kurtit në ishullin grek, Haradinaj: Dhoma më e lirë 605 euro

KushtrimGuraj

Osmani hesht për Supremen, paralajmëron veprim ndaj institucioneve politike

KushtrimGuraj