Telenews

ARRESTOHEN PESË PERSONA PËR VRASJEN E SONTME NË KLINË

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha Gashi.
Kurse, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Dy Prokurorë të Krimeve të Rënda nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me Policinë e Kosovës janë në vendin e ngjarjes. Deri më tani kemi të konfirmuar një viktimë, ndërkaq që dyshohet se janë të plagosur edhe dy persona”, tha ai.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj