Telenews

Arrestohen tre persona në veri- konfiskohen armë për gjueti, radiolidhje dhe thika

 

 

Tre persona janë arrestuar në Dobrobërdë të Leposaviqit pasi të njëjtëve iu janë gjetur armë për gjueti, radiolidhje dhe thika pasditen e së dielës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka thënë se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt.

“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq   28.01.2024 – 13:30.  Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në njoftimin e PK-së.  /In

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu