Telenews

Arrestohen tre persona të dyshuar për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënieje të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:31, në qytetin e Lipjanit.

Sipas njoftimit rasti është raportuar si zjarr në një parking të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Puna e  zyrtarëve nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë rezultuar me identifikimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar mbrëmë”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar.

Të ngajshme

Presidentja Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri

Valjeta Turkaj

“Treni Bullgar” – Anëtari i KQZ-së ankohet për parregullsi në Shtime: Është gjetur një fletëvotim fals dhe mungon origjinali

Valjeta Turkaj

Pasaportat më të fuqishme në botë, Kosova në vendin e 65-të, shënon ngritje në krahasim me vitet e kaluara

Valjeta Turkaj