Telenews

Arrestohet 16-vjeçari në Dragash, vodhi 270 euro në “Xhaminë e Vjetër”

Një 16-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 270 eurove në dy raste në kasën e “Xhamisë së Vjetër” në Dragash.

Policia tha se pas veprimeve operative dhe hetimore, hetuesit kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin e mitur N.R., i lindur më 2009 nga fshati Zlipotok të Dragashit.

“Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë  dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu  në çantën e tij u gjetën  mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia tha se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe i njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj