Telenews

Arrestohet 21-vjeçari për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Një 21-vjeçar me inicialet B.M. është arrestuar në Kaçanik, pasi ka sulmuar personat zyrtar gjatë tentativës për ta arrestuar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka”, njofton Telenews.

Sipas policisë, i dyshuari ka rezistuar ndaj urdhrit për arrestim dhe ka goditur me shqelma policët në këmbë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar veprën penale dhe ka konfirmuar se posedonte dy thika, të cilat janë gjetur në veturën e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon “nëpër Kosovë”, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

KushtrimGuraj

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

KushtrimGuraj