Telenews

Arrestohet 30 vjeçari në Pejë, dyshohet se vodhi 15 mijë euro dhe ari në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 30 vjeçar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje në një shtëpi, ku janë vjedhur rreth 15 mijë euro dhe ari në vlerë pesë mijë euro.
Policia bën të ditur se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati”.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 13.03.2022, rreth orës 15:30, ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Vëllezërit Kastrati’, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një shtëpi dhe sipas pronarit të shtëpisë (viktimës), kanë vjedhur para në vlerë prej, pesëmbëdhjetë mijë (15000) euro, ari në vlerë prej, pesë mijë (5000) euro, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot me datë 23.03.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, është arrestuar i dyshuari: R. S. lindur me 1992”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se, pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngajshme

Vazhdon bastisja e policisë argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua dje

Hafize Elshani

“Kishte 3 mijë euro në çantë, i tha ik, ajo rezistoi…”, deklarohet vjehrri i Liridona Murselit

Hafize Elshani

Ekskluzive: Bujar Basha në muajin shtator doli nga burgu, i dënuar me 35 vjet burgim për katër grabitje

Hafize Elshani